Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Berisha reagon për ftesën që Rama i bëri Bashës: Çfarë fshihet pas kësaj lutje

Lapsi.al 16 April 2021
Berisha reagon për ftesën që Rama i bëri Bashës:

Sali Berisha reagoi për herë të parë lidhur me ftesën publike që Edi Rama i bëri Lulzim Bashës për një bashkëpunim pas 25 Prillit.

Berisha thekson se Rama ndjen humbjen në gjithçka dhe tani i lutet kundërshtarit që disa ditë më parë e quante “inekzistent dhe kukull”.

Ish-kryeministri u shpreh se strategjia e Ramës është për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve, ndërsa citon mesazhin e Bashës drejtuar ndaj Ramës se “25 Prilli është fundi yt politik”.

“Është lutja e humbësit, kjo e Edi Ramës. Edi Rama ndjen humbjen në gjithçka në të gjithë qenien e tij, ju lutem pardje një vajzë e vogël i shkoi me një buqetë me lule dhe nëse keni mundësi kur të keni pak kohë të lirë hidhin një sy asaj video sesi iu kthye vogëlushes në mënyrën më të papranueshme.

Ai është në panik, në lodhje të madhe fizike, në çdo paraqitje ai del me këmisha të gjata me bluza të gjata deri në gju, dëshmi e problemeve të tij fizike të njohura që ka. Sa i përket faktorit tjetër një njeri që s’ka program, por tani që e sheh fundin e tij, i lutet kundërshtarit , të cilin deri pardje e quante inekzistent, e quante kukull , e quante s’ekziston.

Ai mendo se në këtë mënyrë mund të tërheqë vëmendjen e zgjedhësve se të përsërisë një skemë banale, por zoti Basha i ka kthyer atij përgjigje të prerë të qartë për çdo shqiptarë “25 Prilli është fundi yt politik” në kuptimin e qeverisjes se ai atë partinë socialiste nuk e lëshon, ai i hoqi të gjithë ata socialiste përveç atyre që kanë vjedhur qindra milionë euro”, tha Berisha për A2.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI