Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Komisioni Europian nuk rinovon kontratat me AstraZeneca dhe Johnson&Johnson

Lapsi.al 14 April 2021
Komisioni Europian nuk rinovon kontratat me AstraZeneca dhe Johnson&Johnson

Komisioni Europian ka vendosur të mos rinovojë kontratat e vaksinave Covid-19 vitin e ardhshëm me kompani të tilla si AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, raportoi e përditshmja italiane La Stampa, duke cituar një burim nga Ministria Italiane e Shëndetësisë.

“Komisioni Evropian, në marrëveshje me udhëheqësit e shumë vendeve (BE), ka vendosur që kontratat me kompanitë që prodhojnë vaksina të vlefshëm për vitin aktual nuk do të rinovohen në skadimin ne tyre,” shkruhet në gazetë.

Komisioni Evropian më shumë do të përqëndrohet në vaksinat Covid-19 duke përdorur teknologjinë e dërguesit RNA(mRNA),të tilla si Pfizer dhe Moderna.

Në shumë shtete ka pasur debate të mëdha sa i takon vaksinave që duhet të bëhen për qytetarët, për shkak se nuk kanë munguar rastet e efekteve anësore. Në pikëpyetje mbetet dhe efektshmëria e tyre, ndërkohë që ndaj Astra Zenecës ka pasur një valë të madhe pezullimesh, për shkak të rasteve të mpikjes së gjakut te shumë persona.

Ndërkohë në Shqipëri vaksina që përdoret është ajo kineze, e ngjashme në teknologji me vaksinat e prodhuara nga Astra Zeneca, që tashmë duket se nuk do të jetë më e preferuara e vendeve të BE-së.

Të këshilluara

Basha nxjerr videon: Nuk jam piktor, por...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një spot publicitar ku tregon çfarë i duhet Shqipërisë sipas tij. “Jo unë nuk jam piktor, por e di s...

21:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI