Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Skandali i vjedhjes së të dhënave personale/ Basha: Rama ka bërë shtet privat

Lapsi.al 13 April 2021
Skandali i vjedhjes së të dhënave personale/ Basha: Rama ka

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se dalja e të dhënave të votuesve në databazën e PS-së është një skandal. Sipas tij, shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit dhe të një grupi të ngushtë njerëzish nuk ekziston më, por është shndërruar në një pronë private.

“Skandali tregon se shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje dhe të një grupi të ngushtë njerëzish nuk ekziston më por është shndërruar në një pronë private. Kjo është një arsye më shumë se pse me 25 Prill përmasat e bashkimit do të tejkalojnë ato të mbështetësve tradicionalë të opozitës apo të Shqiptarëve që janë të etur për ndryshim,por do të përfshijnë shumë socialistë disa prej të cilëve kanë dalë haptazi dhe kanë deklaruar se edhe për ta 25 Prilli duhet të jetë një ditë ndryshimi për ta dhe familjet e tyre” - tha Basha në një intervistë në RTV Ora.

“Për mua dua të ju them që kjo nuk është një habi dhe besoj që shumica e shqiptarëve e kanë ditur prej kohësh që kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë thyer çdo ligj, ligjin për privatësinë e të dhënave, kushtetutën e Shqipërisë dhe kjo vjen kur i gjithë pushteti është në një dorë. Ky është thjesht një tjetër shembull i degradimit të shtetit shqiptar 8 vite nën drejtimin e Edi Ramës.

Është po kështu një ftesë edhe për ndokënd që ka pasur ndonjë stepje apo skepticizëm dhe që ka preferuar të qëndrojë në shtëpi më 25 Prill që të dalë dhe të votojë për t’i dhënë fund edhe këtij dhunimi të privatësisë, për ti dhënë fund kësaj përpjekje për ta izoluar Shqipërinë dhe për ta kthyer atë në vendin ku qeveria është gjithçka dhe qytetari është asgjë” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha nxjerr videon: Nuk jam piktor, por...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një spot publicitar ku tregon çfarë i duhet Shqipërisë sipas tij. “Jo unë nuk jam piktor, por e di s...

21:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI