Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Aksidentoi për vdekje 54-vjeçarin në Ndroq, në kërkim autori

Lapsi.al 14 April 2021
Aksidentoi për vdekje 54-vjeçarin në Ndroq, në kërkim

Një 54 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S. M., 54 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugë. Ndërkohë dyshohet se 54 vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar.

“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su.

Të këshilluara

Basha nxjerr videon: Nuk jam piktor, por...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një spot publicitar ku tregon çfarë i duhet Shqipërisë sipas tij. “Jo unë nuk jam piktor, por e di s...

21:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI