Flash

Tërmet në faqen Lapsi.al/ Lumë kërkesash nga qytetarët për të zbuluar "patronazhistin" që i përgjon në emër të PS

Lapsi.al 11 April 2021
Tërmet në faqen Lapsi.al/ Lumë kërkesash nga qytetarët

Porsa Lapsi.al botoi lajmin se ka zbulluar dokumentat se si na përgjon rilindja për zgjedhjet, duke na përdorur nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale  faqja jonë është tronditur nga një lumë kërkesa nga qytetarët për të zbuluar patronazhistin që i mbullon në emër të partisë. Në këtë skandal të vjedhjes të të dhënave personale për qëllime elektorale socialistët kanë sekuestruar përmes organizmave shtetërore ku ne depozitojmë të dhënat gjithcka ne kemi dorzuar tek institucionet shteterore ne mënyrë konfidenciale. Ata i ndajnë njerëzit në dy grupe të mëdha: të sigurtë ose jo. Dhde të gjithëve u caktojnë një "patronazhist" që i mbulon në emër të partisë për ti bindur të votojnë.

Lexo këtu:

https://lapsi.al/2021/04/11/ekskluzive-si-na-monitoron-rilindja-nr-e-telefonit-nr-id-vendet-e-punes-te-dhenat-konfidenciale-per-910-mije-votues-te-tiranes/

Me tu publikuar lajmi se Lapsi.al disponon dokumentin sekret, me 910 mijë emra të qytetarëve të Tiranës, origjinali i të cilit gjendet në zyrat e PS, qytetarët nuk reshtin së shkruar për të zbuluar se cili është "patronazhisti" i tyre. Redaksia e Laps.al u kërkon të falur atyre që për arsye mungese stafi nuk u ka kthyer dot përgjigje.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI