Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Goditet kandidati për deputet i Vetëvendosjes, policia presion të arrestuarve për lumin Thirrë

Lapsi.al 11 April 2021
Goditet kandidati për deputet i Vetëvendosjes, policia presion të

33 qytetarë të zonës dhe aktivistë janë ndaluar nga policia, pas protestës për lumin Thirrë në Mirditë. Por protestuesve të arrestuar që janë banorë dhe aktivistë të Vetvëndosjes u është bërë presion të nënshkruajne deklarata ku pranojnë akuza te paverteta.

Nga ana tjetër, protestuesit nuk i kanë nënshkruar deklaratat, që u ka vënë para policia, por në të njëjtën kohë nuk janë lejuar të takojnë avokatët. Po ashtu, mësohet se vajzave aktiviste të ndaluara u është bërë presion për të nënshkruar deklarata të gatshme, pa praninë e avokatit, ndërsa një efektiv ka goditur më herët me brryl në fytyrë kandidatin Iliaz Shehu.

Për tre aktivistë policia ka nisur procedurat e arrestimit, por pa i lejuar të takohen me avokatët, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e konsideron këtë një presion të pastër politik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI