Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dolën në protestë për lumin Thirrë/ Futen në burg 33 mirditorë dhe lezhianë

Lapsi.al 11 April 2021
Dolën në protestë për lumin Thirrë/ Futen në burg

Disa dhjetëra banorë të Thirrës në Mirditë kanë dalë në protestë kundër punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Banorët që u mblodhën para kantierit të ndërtimit, kundërshtuan projektin që sipas tyre do të shkatërrojë burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone.

Ata pretenduan se procedurat për lejen e ndërtimit janë kryer në mënyre të fshehtë pa u konsultuar me komunitetin.

Por kreu i Vetëvendosjes Boiken Abazi, që ishte në mbështetje të këtyre protestave tha se aktivistët u arrestuan bashkë me një grup banorësh që ishin në protestë.

"33 qytetarë, mes tyre edhe shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po mbahen tani të arrestuar në Lezhë dhe Rrëshen me urdhër politik nga Edi Rama, sepse kanë mbrojtur sot bashkë me banorët e Mirditës lumin Thirrë nga shkatërrimi përmes HEC-eve. Rama, një politikan frikacak, po përdor policinë e shtetit për të kërcënuar aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lezhë dhe qytetarët. Anës lumenjve, nga Vjosa në Ishëm, Thirrë e Valbonë po farkëtohet një vetëdije e rezistencë qytetare që refuzon nënshtrimin. Kjo ia shton frikën regjimit" shkruajti Boiken Abazi në rrjetet sociale.

Protestuesit thanë se në fshatrat Thirrë dhe Sang ishin të regjistruar 611 banor, por sipas dokumentacionit të paraqitur nga firma pretendohet se aty jetojnë vetëm 19 banor, madje sipas tyre edhe firmat e disa prej banorëve janë fallsifikuar.

 

Prej vitit 2002 qeveritë në Shqipëri kanë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve, me kapacitet 2165MË dhe me prodhim vjetor 9342,31 GëH. Nga këto leje të dhëna, një pjesë kanë përfunduar së ndërtuari, 100 janë në proces ndërtimi dhe 127 nuk kanë filluar ende të ndërtohen, ka raportuar më herët reporter.al

Ndërtimi i tyre është shoqëruar me protesta dhe përplasje të dhunshme me banorë të zonës që akuzojnë se nuk janë përfillur në vendimmarrje. Një sërë procesesh gjyqësore vijojnë për HEC-t në Valbonë e zona të tjera të vendit kryesisht mbi të njëjtat arsye.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të j...

15:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI