Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Basha në Përrenjas: Rama hapi shampanjën për vete, ne do miratojmë statusin e minatorit

Lapsi.al 11 April 2021
Basha në Përrenjas: Rama hapi shampanjën për vete, ne do

Pas Librazhdit, ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Përrenjas. Basha është pritur nga qindra mbështetës me brohoritje. Para tyre, kryedemokrati u shpreh se entuziazmi për ndryshim është kudo në vend. Basha premtoi para demokratëve të Përrenjasit statusin e minatorit.

Sipas tij 25 prilli është dita e qytetarëve që kanë në dorë politikanët. Basha u bëri thirrje të djathtëve dhe të majtëve që të shkojnë masivisht në kutitë e votimit dhe të votojnë për ndryshimin.

“Energjia e ndryshimit e ka pushtuar Përrenjasin. Siç e thotë dhe kënga e fushatës energjia për ndryshim mbarë Shqipërisë është e pandalshme. Ndryshimi ju e dini që po vjen për ju. Beteja e 25 prillit po bëhet për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

Na la në vend numëro aty ku ishim 8 vite më parë. Premtoi hapjen e negociatave. 8 vite hapi shampanjën për vete dhe hapi dyert për emigracionin. 8 vite dështim dhe ja vjen të trokasë në derë dhe do edhe 4 vite të tjera. As 4 ditë, as 4 orë më shumë, më 25 prill vjen dita dhe ora për ndryshim.

Nuk është ditë e partive, por dita e popullit, kur ju i keni në dorë të gjithë politikanët. Do të vazhdojmë edhe katër vite si këto 8 vite apo do të votojmë për ndryshim. Minatorët shqiptarë do të kenë dinjitetin e plotë, statusin e minatorit. Sikundër bashkarisht me Europën dhe Amerikën do të hapin dyert e mbyllura të investimeve të huaja,për fermerët, studentët.

Ne do të bëjmë të mundur që vendi ynë të bëjë përpara. Më 25 prill të dalin pasivisht në kutitë e votimit. Të djathtë dhe të majtë, të gjithë bashkë për ndryshim. Ju do të votoni jo për partitë, por për veten tuaj. Votoni për Shqipërinë drejt Europës,” -  tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI