Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Gjykata ka dalë në konkluzionin se “nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit Ndoka”.
Arben Ndoka u arrestua në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.
Pas arrestimit, Ndokës iu sekuestrua dhe pasuria me vlerë 40 milionë euro, që ishin toka dhe apartamente në bregdetin e Lezhës.
Ndoka u akuzua për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash. Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.
https://lapsi.al/2018/10/21/video-dalin-pamjet-e-arrestimit-te-ish-deputetit-arben-ndoka/
Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.
Me gjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim. Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.
https://lapsi.al/2018/10/24/telefonatat-e-tensionuara-konflikti-ne-familjen-ndoka-per-pronat-ne-bregdet/