Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Edhe Hailey Bieber bën të njëjtin tatuazh si Justin

Lapsi.al 30 March 2021
Edhe Hailey Bieber bën të njëjtin tatuazh si Justin

Justin Bieber është një ndër artistët që numëron më shumë tatuazhe në trup. Së fundmi ai ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e tij, që ne nuk do na i merrte mendja kurrë se mund ta bënte.

Këngëtari ka bërë tatuazh një pjesë në pjesën e qafës dhe shumë mendojnë se ja dedikon këngës së tij “Peaches” nga albumi i fundit “Justice”. Tatuazhin e ri e zbuloi vetë Justin përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

Për t’i treguar sa shumë e do dhe që është e gatshme të bëjë çdo çmenduri për të, edhe Hailey ja bërë të njëjtin tatuazh në krahun e saj.

Tashmë, Justin dhe Hailey kanë tatuazhe ‘matchy-matchy’, pjeshkën e famshme që po komentohet kaq shumë në rrjet.

Edhe pse ndjekësit e tij e komplimentuan për tatuazhin e ri, komenti i nënës së këngëtarit ishte epik dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“A nuk ke mjaftueshëm?”, ka shkruar nëna e artistit shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Pak para se të bënte këtë tatuazh, Justin u shpreh në një intervistë se nuk do të bënte më tatuazhe në duart e tij.

“I premtova vetes se nuk do të bëja më tatuazhe në duart e mia, kështu që mendoj se nuk do të bëj më tatuazhe në duar”, u shpreh këngëtari.

Të këshilluara

Capital T sjell këngën e re (VIDEO)

Capital T ka publikuar sot këngën e re. “Diego” mban titullin projekti i radhës i artistit të njohur, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip. Reperi vjen ...

17:03

Disa nga filmat e ndaluar në Francë

Marianne, Hyjnia e Lirisë, është një nga simbolet kombëtare të Francës që nënkupton lirinë, barazinë, vëllazërinë dhe arsyen. Marianne është një nga simbolet më...

16:28

Jessica Alba tregon pse u tërhoq nga aktrimi

Në një intervistë për Romper, Jessica Alba ka folur rreth arsyeve që e bënë të tërhiqej nga karriera si aktore. 39-vjeçarja, bashkëthemeluese e "The Honest C...

15:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI