Flash

Muzeu i Luvrit nxjerr online dhe falas të gjitha koleksionet e artit

Lapsi.al 29 March 2021
Muzeu i Luvrit nxjerr online dhe falas të gjitha koleksionet e artit

Muzeu i Luvrit  në Francë, për herë të parë, bën të disponueshëm online dhe falas të gjitha koleksionet për dashamirësit e artit.

Baza e të dhënave për koleksionet përbëhet nga 482,000 punime, përfshirë këtu edhe koleksionet e Muzeut Eugene Delacroix. Studiuesit dhe dashamirësit e artit mund të hulumtojnë bazën e të dhënave për studime ose thjesht për pasion. Përpos kësaj, koleksionet shoqërohen me shënime nga çdo departament.

“Sot, Luvri po pastron pluhurin e thesareve të tij, madje edhe ata më pak të njohurit," tha në një deklaratë Jean-Luc Martinez, presidenti i Musée du Louvre. “Për herë të parë, çdokush mund të ketë falas të gjithë koleksionin e punimeve nga një kompjuter ose smartphone. Trashëgimia mahnitëse kulturore e Luvrit është e gjitha tani vetëm një klik larg! Jam i sigurt se kjo përmbajtje dixhitale do të frymëzojë më tej njerëzit të vijnë në muze për të zbuluar koleksionet personalisht.”

Në deklaratën zyrtare, thuhet se faqja ofron disa mënyra për t’u thelluar në koleksione: kërkime të thjeshta ose të avancuara, shënime nga departamenti kurator dhe albume. Një hartë ndërvepruese ndihmon vizitorët të përgatisin vizitën e tyre dhe i lejon ata të eksplorojnë muzeun dhomë pas dhome.

Të këshilluara

Capital T sjell këngën e re (VIDEO)

Capital T ka publikuar sot këngën e re. “Diego” mban titullin projekti i radhës i artistit të njohur, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip. Reperi vjen ...

17:03

Disa nga filmat e ndaluar në Francë

Marianne, Hyjnia e Lirisë, është një nga simbolet kombëtare të Francës që nënkupton lirinë, barazinë, vëllazërinë dhe arsyen. Marianne është një nga simbolet më...

16:28

Jessica Alba tregon pse u tërhoq nga aktrimi

Në një intervistë për Romper, Jessica Alba ka folur rreth arsyeve që e bënë të tërhiqej nga karriera si aktore. 39-vjeçarja, bashkëthemeluese e "The Honest C...

15:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI