Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Jessica Alba tregon pse u tërhoq nga aktrimi

Lapsi.al 29 March 2021
Jessica Alba tregon pse u tërhoq nga aktrimi

Në një intervistë për Romper, Jessica Alba ka folur rreth arsyeve që e bënë të tërhiqej nga karriera si aktore.

39-vjeçarja, bashkëthemeluese e "The Honest Company*" tha se të qenit nënë me vajzën e saj të parë Honor, që lindi në 2008-ën, bëri që shumë gjëra të ndryshonin në mënyrën se si ajo e shihte shëndetin dhe karrierën e saj. *The Honest Company - është një kompani amerikane e mallrave të konsumit, kryesisht me fokus në produkte për bebe, kujdesin ndaj lëkurës dhe produkteve të rëndësishme shtëpiake. "Nëna ime kishte kancer në moshë shumë të re. Shumë gra në familjen time kanë kaluar sëmundje të ngjashme dhe asnjëra nuk ka qenë gjenetike. Madje, edhe unë jam rritur me një sëmundje kronike."

Aktorja shton: "Kam kryer 5 operacione para se të bëja 11 vjeç. Kisha alergji kronike dhe jam shtruar shumë herë në spital kur kam qenë fëmijë. Duke kaluar kaq momente të vështira, kam kuptuar se dua të jetoj dhe të kaloj sa më shumë kohë me këtë njeri të vogël që po sjell në botë. Shëndeti për mua është më i rëndësishmi. Dua që ky person i vogël të jetë i shëndetshëm. Kjo ishte ajo që më motivoi." Jessica Alba thotë se ajo nuk u shqetësua nëse "do të fillonte më punë pas lindjes" sepse ishte "në kulmin e karrierës" dhe shtatzënia s'do të përbënte problem. Por, pas lindjes së Honor, ajo kuptoi se "nuk mund të kthehej tek ajo që po bënte më parë dhe të ishte autentike".

"Unë thjesht nuk mundja. Nuk më interesonte më për aktrimin në të njëjtën mënyrë. Mendoja thjesht si t'i përdor platformat e mia për të bërë diçka kuptimplotë, një ndryshim."

Të këshilluara

Kush ishte ai që pajtoi Stresin dhe Noizy-n

Mandi Nishtulla, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Expuls”, ku ka bërë deklaratën e bujshme se ka qenë ai që i ka pajtuar këngëtarët Stresi-Noizy. “Unë...

14:19

Çun Lajçi infektohet me Covid-19

Aktori, muzikanti, autori dhe aktivisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka dhënë së fundmi lajmin se është infektuar me koronavirus. Nëpërmjet një postimi në “Fa...

10:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI