Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Një tjetër tatuazh në trupin e Justin Bieber

Lapsi.al 29 March 2021
Një tjetër tatuazh në trupin e Justin Bieber

Justin Bieber është një ndër artistët që numëron më shumë tatuazhe në trup. Së fundmi ai ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e tij, që ne nuk do na i merrte mendja kurrë se mund ta bënte.

Këngëtari ka bërë tatuazh një pjesë në pjesën e qafës dhe shumë mendojnë se ja dedikon këngës së tij “Peaches” nga albumi i fundit “Justice”. Tatuazhin e ri e zbuloi vetë Justin përmes një fotografie të publikuar në Instagram. Edhe pse ndjekësit e tij e komplimentuan për tatuazhin e ri, komenti i nënës së këngëtarit ishte epik dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“A nuk ke mjaftueshëm?”, ka shkruar nëna e artistit shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Pak para se të bënte këtë tatuazh, Justin u shpreh në një intervistë se nuk do të bënte më tatuazhe në duart e tij.

“I premtova vetes se nuk do të bëja më tatuazhe në duart e mia, kështu që mendoj se nuk do të bëj më tatuazhe në duar”, u shpreh këngëtari.

Edhe gjatë vitit që lamë pas ai tha se kishte mbaruar punë me tatuazhet në qafë dhe se nuk do të bënte më. Këngëtari tregoi se kjo ishte një kërkesë e Hailey Bieber, por siç duket këngëtari nuk e ka mbajtur fjalën dhe nuk ja plotësoi dëshirën.

Të këshilluara

Çun Lajçi infektohet me Covid-19

Aktori, muzikanti, autori dhe aktivisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka dhënë së fundmi lajmin se është infektuar me koronavirus. Nëpërmjet një postimi në “Fa...

10:01

Hilary Duff, nënë për herë të tretë

Aktorja Hilary Duff, është bërë nënë për herë të tretë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Hilary duke treguar se bebi ka ardhurnë jetë tre ditë më parë.Përme...

10:00

Beyonce bie pre e grabitësve

Beyonce është përfshirë në një situatë shumë të vështirë gjatë këtij muaji. Këngëtarja me famë botërore ka humbur gjëra me vlerë 1 milion dollarë, pasi hajdutët...

19:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI