Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Beyonce bie pre e grabitësve

Lapsi.al 27 March 2021
Beyonce bie pre e grabitësve

Beyonce është përfshirë në një situatë shumë të vështirë gjatë këtij muaji. Këngëtarja me famë botërore ka humbur gjëra me vlerë 1 milion dollarë, pasi hajdutët kanë hyrë në njësitë e saj të magazinimit. Sipas “TMZ”magazinat e artistes janë sulmuar dy herë nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur fustane dhe çanta të shtrenjta.

Në bazë të këtyre raportimeve hajdutët janë kthyer një javë pas vjedhjes së parë dhe kanë hyrë me forcë brenda tre magazinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur për “TMZ” se investigimet vazhdojnë, por nuk është arrestuar ende askush. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim nga përfaqësues të këngëtares.

Ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme, pasi Beyonce theu rekord me gjithë çmimet e fituara këtë vit në Grammy Awards. Diva e muzikës shënoi një rekord të ri me fitoren e saj të 28-të në eventin më të rëndësishëm të muzikës.

Ajo ka kaluar dhe këngëtaren Alison Krauss duke u kthyer në artisten më të shpërblyer në historinë e Grammy-t.

“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, u shpreh Beyonce teksa pranoi trofeun e saj për performancën më të mirë të R&B.

Por Beyonce nuk ishte e vetmja brenda familjes që mori një çmim Grammy këtë vit. Edhe vajza e saj 9-vjeçare, Blue Ivy, fitoi një Grammy për “Videoklipin më të mirë”, pasi mori pjesë si aktore në këngën e Beyonce “Brown Skin Girl”.

Të këshilluara

Eni Vasili shtatëzanë për herë të parë

Vasili është në një pritje të ëmbël. Atë e shohim çdo javë në ekran, mirëpo askush nuk e ka vënë re barkun e saj të rrumbullakosur. Ky lajm është bërë i ditu...

11:05

Ndërron jetë aktorja Jessica Walter

Aktorja Jessica Walter ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur për fansat nga vajza e saj e cila tregoi se Jessica kishte vdekur në g...

19:06

Emma Stone , nënë për herë të parë

Aktorja Emma Stone ka sjellur në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin , McCary. Sipas mediave, aktoja ka lindur ditën e shtunë ,por ende nuk është bër...

15:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI