Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lil Nas nxjerr në shitje atletet me gjak njeriu

Lapsi.al 29 March 2021
Lil Nas nxjerr në shitje atletet me gjak njeriu

Reperi Lil Nas X do të nxjerrë në shitje atletet e quajtura “Satan Shoes”, në të cilat duket një pentagram prej bronzi, një kryq i përmbysyr dhe gjak i vërtetë njeriu.

Atletet janë pjesë e bashkëpunimit të Lil Nas X dhe kolektivit artistik me bazë në New York, MSCHF. Për krijimin e modeleve u përdorën Nike Air Max 97, por Nike është distancuar nga dizajni.

Në një deklaratë me email për CNN, Nike tha se nuk ishte përfshirë në krijimin e atleteve të modifikuara. "Ne nuk kemi lidhje me Lil Nas ose MSCHF. Nike nuk i ka dizenjuar ose publikuar atletet dhe ne nuk i mbështesim ato."

Modelet do të jenë limited-edition në vetëm 666 palë (numri i djallit). Çdo atlete përmban 60 centimetra kub bojë të kuqe dhe një pikë gjak njeriu, sipas MSCHF. Çmimi i tyre është 1,018 dollarë, një referencë për fragmentin biblik Luka 10:18 që thotë: “Unë pashë Satanain të binte si rrufe nga qielli”.

Një zëdhënës i MSCHF tha për CNN se gjaku ishte siguruar nga anëtarët e kolektivit të artit, duke shtuar: "Ne duam të sakrifikojmë për artin tonë."

Pas kritikave të ashpra në internet, sidomos nga figurat e larta fetare, reperi publikoi një video në YouTube me titull “Lil Nas X kërkon falje për Satan Shoes”, por në fakt nuk është ashtu siç duket. Pas disa sekondash, në video shfaqet një pjesë nga kënga e tij e re, "Montero (Call Me By Your Name)”, ku reperi kërcen në mënyrë provokuese pranë një personazhi të veshur si djall. Në fund, ai i këput qafën dhe vendos brirët e tij në kokë.

Të këshilluara

Kush ishte ai që pajtoi Stresin dhe Noizy-n

Mandi Nishtulla, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Expuls”, ku ka bërë deklaratën e bujshme se ka qenë ai që i ka pajtuar këngëtarët Stresi-Noizy. “Unë...

14:19

Çun Lajçi infektohet me Covid-19

Aktori, muzikanti, autori dhe aktivisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka dhënë së fundmi lajmin se është infektuar me koronavirus. Nëpërmjet një postimi në “Fa...

10:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI