Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Belen Rodriguez flet për ndarjen nga Stefano De Martino

Lapsi.al 29 March 2021
Belen Rodriguez flet për ndarjen nga Stefano De Martino

Belen Rodriguez ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin e së dielës “Domenica In”, ku rrëfeu shumë për jetën e saj dikur, por edhe për të tashmen, ndërsa po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës. Showgirl-i argjentinas është shtatzënë për herë të dytë dhe ka treguar se po e përjeton këtë shtatzëni ndryshe nga e para, pasi kaloi 3 muaj shtrirë për shkak të të përzierave.

Ajo shpjegoi mes lotësh se kishte sakrifikuar adoleshencën e saj duke shkuar në Itali për të ndërtuar të ardhmen e saj, me vetëm 180 euro në xhep.

Belen foli për historinë e dashurisë me Antonino Spinalbese, me të cilin menjëherë krijoi një lidhje të fortë. Pa dyshim, një hapësirë e vogël iu kushtua edhe fundit të historisë me balerinin Stefano De Martino, babai i fëmijës së saj, Santiagos.

Belen dhe Stefano u rikthyen bashkë pas 6 vitesh, mirëpo lidhja nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë gjatë karantinës. Duke folur për partnerin e saj aktual, Antonino Spinalbese, Belen tha se i biri Santiago e priti shumë mirë, sepse ai e kuptoi që gjërat me Stefano De Martino-n nuk mund të funksiononin.

"Fëmijët e kuptojnë. Santiago është një fëmijë i veçantë. Ai ka një inteligjencë superiore. Jo sepse është djali im, por e ka. Santiago është njësoj si babai i tij, por inteligjencën e ka marrë nga unë", -tha Belen me shaka, duke vazhduar:

"Unë besoj se fëmijët e kuptojnë kur prindërit e tyre japin gjithçka. Kur ka probleme në një familje, unë besoj se familja ka të drejtë ta provojë përsëri edhe për fëmijët. Kur ai jetoi këtë kthim me Stefano-n, ai e kuptoi që nuk funksiononte. Nuk ishte diçka e keqe, thjesht nuk funksiononte. Ata dorëzohen vetë, sepse e shohin që bëtë më të mirën tuaj. Fëmijët pastaj qëndrojnë me ne 24 orë në ditë, nënat e kanë më të vështirë të fshehin vuajtjet. Kujtoj që Santiago trokiti në derë, hyri në banjë dhe më tha: 'Mami mos u shqetëso, do të kujdesem unë’. Më duhej shumë kohë të isha e lumtur, sepse vuajtjet kishin filluar që 4 vjet më parë. U përpoqa përsëri, por pashë që nuk funksionoi. Ishte një zhgënjim i vazhdueshëm. Pastaj, kur pa buzëqeshjen e nënës së tij, ishte një çlirim për të. Ai më tha [për Antonino-n]: 'Ky njeri është i duhuri’. Dhe unë i besova".

Ishte Santiago ai që e kuptoi se kishte një ndjenjë midis nënës së tij dhe parukierit Spinalbese dhe e mori këtë lajm pozitivisht. Pas disa muajsh lidhje, Belen e prezantoi atë si një mik, por djali i saj e kishte kuptuar se mes tyre kishte dashuri.

Të këshilluara

Çun Lajçi infektohet me Covid-19

Aktori, muzikanti, autori dhe aktivisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka dhënë së fundmi lajmin se është infektuar me koronavirus. Nëpërmjet një postimi në “Fa...

10:01

Hilary Duff, nënë për herë të tretë

Aktorja Hilary Duff, është bërë nënë për herë të tretë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Hilary duke treguar se bebi ka ardhurnë jetë tre ditë më parë.Përme...

10:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI