Flash

2 të rinj shqiptarë krijojnë filmin me metrazh të shkurtër kushtuar gjakmarrjes

Lapsi.al 30 March 2021
2 të rinj shqiptarë krijojnë filmin me metrazh të

Ditën e sotme, të ftuar në emisionin “Kafe shqeto” ishin dy të rinj shumë premtues, të apasionuar në botën e kinematografisë. Endi Hoxha regjisor dhe Ergi Shushku aktor protagonist në filmin ‘21001 Days’, (21001 Ditë) film me metrazh të shkurtër me temë gjakmarrjen.Regjisori i filmit, Endi, tregoi pse zgjodhi pikërisht këtë titull për projektin e tij. l

“Personazhi kryesor ka shumë sakrifica dhe një ndër to është ngujimi dhe duke u bazuar në ngjarje reale, dhe personazhi në film ka 54 vjet i ngujuar dhe për ta bërë më interesante këto 54 vite i ktheva në ditë dhe dolën 21001 ditë. Mendoj se kam sjellë një gjë interesante për publikun pasi ka një këndvështim ndryshe sepse nuk filmi nuk merret me gjakmarrjen në tërësi por vetëm më pasojat dhe ato janë një dramë e vërtetë.”

Gjithashtu personazhi kryesor, Ergi, ka treguar emocionet e veçanta që ka përjetuar kur ka luajtur atë rol.

“Ishte një eksperiencë e bukur sepse ishte hera e parë dhe në fillim kisha shumë emocione por kur isha në skenat e xhirimit më ikën emocionet dhe isha vetvetja.”

Regjisori tregoi se filmi ndodhet tashmë në Youtubev dhe gjithashtu është pjesë e projektit të një festivali të filmit nga vendet e Adriatikut.

Të këshilluara

Kërcënohet Kendall Jenner

Kendall Jenner ka marrë kërcënime me jetë nga një 24-vjeçar dhe së fundi ka kërkuar që të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në g...

12:04

Emma Stone zbulon gjininë e fëmijës

Emma Stone është bërë nënë për herë të parë para pak ditësh. Aktorja e njohur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Dave McCary. Lajmin e ard...

11:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI