Flash

Kërcënohet Kendall Jenner

Lapsi.al 30 March 2021
Kërcënohet Kendall Jenner

Kendall Jenner ka marrë kërcënime me jetë nga një 24-vjeçar dhe së fundi ka kërkuar që të mbrohet nga profesionistë.

Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.

“Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten”, sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga prestigjozia “TMZ”,

Jenner tregoi gjithashtu se policia i ka treguar që Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej.

Modelja ka thënë se ajo nuk e ka takuar burrin në fjalë, por nga kërcënimet e tij ajo frikësohet tej mase nëse Bowker do të mundohet ta gjejë atë për ta lënduar apo vrarë.

Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Boëker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj.

Motra e vogël e Kim Kardashian ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, por kjo nuk po mjafton që ajo të ndihet plotësisht e qetë.

Të këshilluara

Emma Stone zbulon gjininë e fëmijës

Emma Stone është bërë nënë për herë të parë para pak ditësh. Aktorja e njohur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Dave McCary. Lajmin e ard...

11:08

Capital T sjell këngën e re (VIDEO)

Capital T ka publikuar sot këngën e re. “Diego” mban titullin projekti i radhës i artistit të njohur, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip. Reperi vjen ...

17:03

Disa nga filmat e ndaluar në Francë

Marianne, Hyjnia e Lirisë, është një nga simbolet kombëtare të Francës që nënkupton lirinë, barazinë, vëllazërinë dhe arsyen. Marianne është një nga simbolet më...

16:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI