Flash

VOA zbulon shqetësimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet në Shqipëri

Lapsi.al 25 March 2021
VOA zbulon shqetësimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet

Partitë politike nisin sot zyrtarisht në Shqipëri fushatën zgjedhore për parlamentin e ri. Garuesit kryesorë, socialistët dhe demokratët e opozitës, po zhvillojnë tubimet hapëse në dy sheshet më të mëdha të kryeqytetit, duke zbatuar rregullat e pandemisë. Tensionet e krijuara këto ditë mes militantëve të dy palëve e kanë rritur vëmendjen dhe shqetësimin e diplomatëve perëndimorë ndaj procesit zgjedhor të 25 prillit.

Shefi i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, dhe përfaqësuesit e 27 misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri, publikuan një deklaratë të përbashkët, ku theksuan se partitë politike dhe kandidatët duhet t’i përqendrojnë debatet e tyre tek programet politike dhe reformat që synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.

‘Dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës është i rëndësishëm, siç u pa me konsensusin e gjerë ndërpartiak që çoi në marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore’ - tha ambasadori Soreca.

Po ajo frymë duhet të nxitë një fushatë elektorale paqësore, pa retorikë provokuese apo gjuhë urrejtjeje, të bazuar në respekt të ndërsjellë, dialog dhe vetëpërmbajtje, shtoi ai.

Soreca nxiti qytetarët të marrin pjesë në votime, duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

‘Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme, si dhe respektimi i rezultatit të tyre, janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e parlamentit dhe qeverisë së re, - tha Soreca.

Ai shtoi se vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë po ndjekin nga afër përgatitjen e zgjedhjeve, misioni i ODIHR-it, Delegacioni i BE-së dhe ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit, duke siguruar për mbështetjen e Shqipërinë në rrugën e pranimit të saj në BE.

Përfaqësuesit e SHBA-ve po ashtu janë shumë të vëmendshëm për zgjedhjet në Shqipëri.

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri nxiti marrëveshjen e 5 qershorit mes partive kryesore politike dhe prej asaj kohe edhe sot po këmbëngul që partitë politike të mos përfshijnë në listat e kandidatëve për deputetë persona me rekorde kriminale./ VOA

Të këshilluara

Zbulohet kënga e fushatës së PD-së (VIDEO)

“Sot jam i pandalshëm! Sot nuk kam frikë!”, janë disa nga vargjet e këngës hit të këngëtares australiane Sia që Partia Demokratike ka zgjedhur si kolonë zanore ...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI