Flash

PD dhe Policia Rrugore ndalojnë qarkullimin te Kryeministria, drejt Sheshit “Nënë Tereza” vetëm simpatizantët

Lapsi.al 25 March 2021
PD dhe Policia Rrugore ndalojnë qarkullimin te Kryeministria, drejt Sheshit

Ka nisur grumbullimi i njerëzve në Sheshin “Nënë Tereza”, aty ku Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale, në orën 17:00.

Është ndaluar qarkullimi i mjeteve në kryqëzimin e Kryeministrisë.

Trafiku është devijuar drejt ish-Bllokut. Ndërkohë, në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza” lejohen të kalojnë vetëm mjetet e simpatizantëve të opozitës, të cilët do të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës.

Gjate gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka të rinj të veshur me blu, të cilësuar si “staf”, që orientojnë personat që do të marrin pjesë në hapjen e fushatës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI