Flash

Ikja e Trump/ SHBA dhe BE: Shmangim garën për Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 24 March 2021
Ikja e Trump/ SHBA dhe BE: Shmangim garën për Ballkanin

Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet një përparësi për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit që ka pasur të mërkurën në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken.

“Ne do të punojmë së bashku, duke shmangur çdo lloj gare midis nesh për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen (në Ballkanin Perëndimor), dhe për nxitur reformat që e bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.

https://lapsi.al/2020/12/04/refuzimi-per-negociatat-vazhdon-perplasja-shba-be-per-deshtimin-e-rames/

Tema të diskutimit ndërmjet zyrtarëve të lartë amerikanë dhe evropianë kanë qenë edhe Kina, Irani dhe Rusia.

Blinken tha se me zyrtarët evropianë ka diskutuar për shqetësimet e përbashkëta lidhur me agresionin e Rusisë, veçanërisht ndaj fqinjëve të saj.

“Ne biseduam për qëllimin tonë të përbashkët për të parandaluar Iranin nga blerja e armëve bërthamore, nevojën urgjente për të adresuar ndryshimin e klimës dhe sfidat që paraqet Kina”, ka thënë Blinken, sipas një transkripti të konferencës së mbajtur në Bruksel, të cilin e ka publikuar Departamenti amerikan i Shtetit.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerët më të afërt”, ka thënë Blinken.

https://lapsi.al/2020/12/05/yuri-kim-lapsi-al-e-paraqet-situaten-ne-menyre-te-gabuar-si-eshte-realiteti/

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit në Evropë ka për qëllim “të nënvizojnë vendosmërinë” e administratës së presidentit Joe Biden “për të forcuar aleancën transatlantike dhe për të gjallëruar lidhjet me aleatët përmes NATO-s”, ka thënë më herët Departamenti i Shtetit.

Blinken mori pjesë në një takim dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s. Ai ka thënë se rritja ushtarake e Kinës dhe përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Perëndimin janë kërcënime që kërkojnë bashkimin e NATO-s. /rel/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI