Flash

Rama negociator për Kosovë Serbi?/ Tahiri: Të mos afrohet fare, ai do copëtim

Lapsi.al 24 March 2021
Rama negociator për Kosovë Serbi?/ Tahiri: Të mos afrohet fare,

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan pas vizitës së Edi Ramës në Paris se ai mund të jetë negociator mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tahiri shprehet se Edi Rama nuk duhet të përmendë më asnjë fjalë për Kosovën. Tahiri shprehet se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një gabim historik duke u përfshirë në çështjen e ndarjes së Kosovës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosove-Serbi në një kontekst ndërmjetësimi. Është mirë që kurrë mos ta përmend ma, sepse njëherë kur ndërhyri bëri gabim historik duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiçit e Millosheviçit” - ka thënë Edita Tahiri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI