Flash

Përdhunoi të miturën, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 25 March 2021
Përdhunoi të miturën, arrestohet 30-vjeçari në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të akuzuar për përdhunimin e një të miture. Sipas informacioneve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Minorenia 15 vjeçe ishte larguar nga banesa pas një debati në familje.

Gjatë këtyre orëve kishte njohur 30-vjeçarin i cili ishte ofruar për ta ndihmuar dhe më pas kreu marrëdhënie me të miturën me dhunë pa dëshirën e saj.

Pas ngjarjes vajza është kthyer në shtëpi ka treguar ngjarjen. Menjëherë është bërë kallëzimi në polici dhe është kryer arrestimi i 30-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI