Flash

Zbulohet kënga e fushatës së PD-së (VIDEO)

Lapsi.al 25 March 2021
Zbulohet kënga e fushatës së PD-së (VIDEO)

“Sot jam i pandalshëm! Sot nuk kam frikë!”, janë disa nga vargjet e këngës hit të këngëtares australiane Sia që Partia Demokratike ka zgjedhur si kolonë zanore të fushatës. Kënga “Unstoppable” (I pandalshëm) është dhe në sfondin e videos së publikuar mëngjesin e sotëm nga kryedemokrati Lulzim Basha, teksa Partia Demokratike ndez motorët me fuqi të plotë për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike do të çelë në orën 17:00 fushatën në sheshin “Nënë Tereza”.

Disa nga vargjet

Do të mbaj mburojën time, për të treguar sa i fortë jam

Do të mbaj mburojën time, për të të treguar që unë mundem!

Jam i pandalshëm!

Jam i pamposhtur, fitoj çdo sfidë!

Jam kaq i fuqishëm!

Jam plot vetëbesim!

Sot jam i pandalshëm!

Sot nuk kam frikë!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI