Flash

Sektorët që u goditën më shumë dhe bizneset që përfituan nga pandemia

Lapsi.al 24 March 2021
Sektorët që u goditën më shumë dhe bizneset që
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e bizneseve, që prej muajit mars kur vendi hyri në karantinë totale dhe në muajt e mëpasshëm, si rrjedhojë e ndryshimit të tendencave të konsumit dhe të frenimit të tij. Sipas INSTAT, për 9 mujorin 2020, ekonomia është tkurrur me 5.52%, me rënien më të lartë që u shënua në të dytin (-10.2), ndërsa në të tretin me -3.47%. Ecuria e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt pritet të publikohet në fund të marsit, por statistikat afatshkurtra, që janë treguesi më i hershëm i PBB-së sinjalizojnë për një përmirësim të aktivitetit ekonomik në shumë sektorë, me përjashtim të bizneseve të lidhura me turizmin, udhëtimet (transportin), bar restorantet, industrisë së këpucëve etj. Edhe konsumi i është rikthyer rritjes, ndonëse është i nxitur kryesisht nga shpenzimet për ushqimet bazë dhe sidomos për kujdesin shëndetësor, të lidhur me pandeminë.   SEKTORËT QË U GODITËN MË SHUMË Agjencitë e udhëtimit dhe hotelet me humbjet më të mëdha

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Ndalimi i udhëtimeve dhe i aktiviteteve turistike, që ende po vijon, ka bërë që agjencitë e udhëtimit të jenë më të goditurat në vend nga pandemia. Ky sektor nuk po arrin të marrë veten. Pas rënies së aktivitetit me 86% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, vera vijoi me tkurrje prej 57%. Ndërsa në tremujorin e fundit, rënia u përshpejtua sërish në -66.4%, teksa as të huaj nuk erdhën dhe as shqiptarët nuk udhëtuan jashtë për festat e fundvitit. Të dhënat e INSTAT treguan se në 2020-n, numri i shtetasve të huaj që hynë në vend ra me 58%, ndërsa i shqiptarëve që dolën jashtë u tkurr me 51%.

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Në vend ka gjithsej rreth 1300 agjenci udhëtimi, sipas INSTAT. Në të njëjtën linjë, aktiviteti i hoteleve është i dyti me rënien më të madhe. Volumi i aktivitetit të këtij sektori që vitet e fundit kishte marrë hov për shkak të rritjes së numrit të turistëve, ra me 63% gjatë periudhës së karantinës. Pas një rikuperimi në muajt e verës, por që mbeti sa dy të tretat e vitit 2019, që ishte më i miri historik për turizmin, shitjet e këtij sektori ranë sërish me 41% në muajt e fundit të vitit, pas rikthimit të pjesshëm të karantinës. Në vend ka rreth 1400 hotele, sipas INSTAT. Më pak kohë dhe para të shpenzuara në bare e lokale Një prej aktiviteteve më të përhapura në vend është ai i bareve dhe restoranteve. Në fund të vitit 2019 kishte rreth 17 mijë subjekte që ushtronin këtë aktivitet, ose 15% e totalit. Por, karantina e mars-majit dhe më pas kufizimet në oraret e mbrëmjes kanë bërë që ky aktivitet të jetë në vështirësi. Indekset e volumit ranë me 55% në tremujorin e dytë. Në periudhën në vijim, ndonëse sektori e mori veten, ai u tkurr me 19% në tetor-dhjetor. Transporti vijon tkurrjen Sektori i katërt me rënien më të madhe është ai i transportit, si ajror ashtu dhe urban e ndër qytetas. Volumi i aktivitetit u tkurr me 40% në periudhën e karantinës dhe në tremujorin e fundit të vitit, rënia u zbut në 18%. Shumë shoqëri transporti po punojnë me kapacitete të përgjysmuara. Fluturimet tregtare u tkurrën me 60% në 2020-n, ndërsa edhe në muajt e parë tkurrja ka qenë në nivele të ngjashme. Janë mbi 5 mijë kompani transporti në vend. Industria nxjerrëse vijoi me rënie, rimëkëmbet ajo përpunuese Shumë kompani u detyruan të pezullonin përkohësisht aktivitetin gjatë karantinës. Bankers Petroleum, eksportuesi më i madhi në vend, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës pezulloi nxjerrjen e naftës në prill, për herë të parë në histori. Kurum, prodhuesi i çelikut e mbylli përkohësisht aktivitetin. Më pas, situata u përmirësua për industrinë përpunuese, që në tremujorin e katërt arriti të rritej me 8.2%, ndërsa vijoi të jetë e tkurrur për atë nxjerrëse, si rrjedhojë e konjukturës së pafavorshme të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare. Aktiviteti i industrisë nxjerrëse ra me 26% me bazë vjetore në tremujorin e katërt. Në rënie ka vijuar dhe Industria Ushqimore, Pije, Duhan, që ka mbetur në terren negativ përgjatë gjithë vitit, duke u tkurrur me 12.4% në tremujorin e fundit.

TË FITUARIT

Teknologjia e informacionit Pandemia përshpejtoi ecjen e ngadaltë të bizneseve drejt teknologjisë. Shitjet e pajisjeve kompjuterike u rritën në tremujorin e dytë, sipas Indeksit të tregtisë me pakicë të INSTAT. Në të njëjtën linjë, orientimi i punës nga shtëpia, apo diversifikimi drejt shitjeve online nxitën kërkesën për më shumë teknologji informacioni. Aktiviteti i programimit të kompjuterëve është i vetmi që ka shënuar rritje në të gjithë tremujorët, duke kulmuar në një zgjerim vjetor prej 34% në muajt e fundit të vitit. Për shkak të nevojës së shtuar për komunikim, si rrjedhojë e distancimit social, “Informacioni dhe komunikimi” ka arritur të ruajë nivelet e një viti më parë, me një tkurrje prej 5.8% vetëm në tremujorin e dytë, ndërsa më pas i është rikthyer rritjes së lehtë. Bumi i ndërtimit Viti 2020 nuk nisi i mbarë për sektorin e ndërtimit, që u step pas tërmetit me pasoja shkatërruese të 26 nëntorit. Rimëkëmbja filloi që në tremujorin e dytë(+2.5%) për të kulmuar në të katërtin, kur sektori pa një zgjerim prej 25%. Ngritja e kullave, hoteleve, por edhe procesi i rindërtimit kanë ndikuar në këtë tendencë. Sektorë të tjerë me rritje Në tremujorin e fundit, rritje pozitive shënuan sektori i energjisë  (+16.3%), tregtia (+2%), prodhimi i mobilieve (+2.4%), metalurgjia (+32%), si rrjedhojë e rritjes së Kurum,  tregtia me shumicë e pakicë (+4%), Aktivitete inxhinierike dhe arkitekturore; analiza dhe testime teknike (+54%)./Monitor

Të këshilluara

Moti për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb, dita nis me mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin tonë, por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale në zonat Veriore-Verilind...

07:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI