Flash

Me 95 vota pro, Parlamenti kalon aktin normativ për marrjen e vaksinave

Lapsi.al 23 March 2021
Me 95 vota pro, Parlamenti kalon aktin normativ për marrjen e vaksinave

Parlamenti ka votuar me 95 vota pro Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, që lejon qeverinë të negociojë edhe me kompani të tjera prodhimi të vaksinave të koronavirusit krahas Pfizer dhe AstraZeneca.Më herët ministrja e Shëndetësisë deklaroi se edhe shtete të tjera si Gjermania dhe Italia nuk po përjashtojnë mundësinë e marrjes së vaksinave të tjera për shkak të ngërçit në furnizime.

“Numri i shteteve të BE që tashmë nuk përjashtojnë asnjë vaksinë si Gjermania apo Italia, janë shprehur se do të hedhin shikimin nga vaksina ruse Sputnik V, për shkak të ngërçit në furnizime”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu po ashtu tha se është e nevojshme që të diversifikojmë portofolin e vaksinave dhe të nisë vaksinimi masiv. 10 mijë vaksinat “Sputnik V” mbërritën dje në Shqipëri dhe më to do të vaksinohen të moshuarit mbi 80 vjeç.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI