Flash

Lirimi i zyrave të FRD-së/ Shehu: Presim vendimin, zyrën nga e garanton ligji

Lapsi.al 23 March 2021
Lirimi i zyrave të FRD-së/ Shehu: Presim vendimin, zyrën nga e

Gjykata Administrative shtyn me 5 ditë shqyrtmin  për lirimin e zyrave të FRD-së. FRD ka qenë sot në Gjykatën Administrative dhe kjo e fundit ka kërkuar që brenda afatit të 5 ditëve të mos ketë veprime nga palët. Përpara mediave, kryetari i FRD-së është shprehur se zyrat u takojnë me ligj dhe se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për çështjen. Shehu u shpreh gjithashtu se partia që ai drejton do të vijojë fushatën në selinë e saj, ndërsa shtoi se kontrata e qëndrimit është pa afat.

"Ne kishim depozituat një kërkesë në Gjykatën administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve. Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare,e dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon, Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit", tha Sali Shehu.

I pyetur se çfarë garancie ka që Bashkia e Tiranës, nuk do të ndërhyjë gjatë kësaj kohe, Shehu tha se mbështetje ka vetëm "ligjin".

Të këshilluara

Moti për ditën e martë

Moti parashikohet i vranët e gradualisht gjatë mesditës nisin dhe kthjellimet kryesisht përgjatë bregdetit dhe zonave të ulta. Do të ketë reshje shiu që në orët...

07:17

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI