Strukturat e Policisë kanë ndëshkuar me masëadministrative 709 shtetas të cilët nuk kanë respektuar masat antiCovid. Në njoftimin e policisë thuhet se 611 shtetas janë konstatuar pa maskat mbrojtëse dhe janë gjobitur me 3.000 lekë. Përveç tyre shërbimet e Policisë Rrugore kanë pikasur 92 shtetas që udhëtonin pa vendosur maskat mbrojtëse, të cilët po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative.
2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë gjithashtu u është vendosur masa administrative prej 1.000.000 lekë. Të ndëshkuar kanë qenë edhe 4 shtetas që lëviznin pas orës policore të vendosur 20:00m pa një arsye.