Flash

Naftëtarët shkojnë te Drejtoria e Krimit ekonomik: Avokatët na mashtruan, morën lekët e nuk e paraqitën çështjen në gjykatë

Lapsi.al 24 March 2021
Naftëtarët shkojnë te Drejtoria e Krimit ekonomik: Avokatët

Sindikata e Naftëtarëve i është drejtuar ditës së sotme Drejtorisë së Krimit ekonomik për shkak se asnjë nga avokatët që duhet t’i përfaqësonte në gjykatë nuk e ka paraqitur çështjen e tyre askund. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i sindikatës Sokol Dauti thotë se ndonëse avokatët që duhet të përfaqësonin naftëtarët janë paguar, ata nuk e kanë dorëzuar çështjen në gjykatë për sa i takon marrjes së pagave të prapambetura. Për këtë arsye Dautaj i është drejtuar organeve kompetente, duke thënë se nuk do të pranojnë më justifikime.

“Kaluan rreth 3 vite që nuk zhvillohet gjyqi për pagat e prapambetura, kam kontaktuar avokatin, i cili ka cēshtjen tonë. Vazhdojnë të njëjtat justifikime, edhe pse u kemi dhënë nga 5000 lekë të reja për person. Akoma cështja nuk është rregjistruar në gjykatë. Ditën e sotme i jam drejtuar Drejtorisë së krimit ekonomik, për mashtrim. Të gjithë kolegët që kanë mandat pagesën në bankë, ta sjellin, pasi në bazë të faturave, do të bëhet dhe ankesa në drejtorinë përkatëse” thuhet në statusin e Dautaj.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI