Flash

Grida Duma padit Veliajn për shpifje: Dëmi shkon deri në 3 milionë lekë të reja

Lapsi.al 24 March 2021
Grida Duma padit Veliajn për shpifje: Dëmi shkon deri në 3

Kandidatja e PD në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, ka paditur sot në Gjykatën Penale kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë jashtë gjykatës, Duma tha se e ka paditur Veliajn për shpifje dhe sipas saj dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.

Në padinë e Dumës thuhet se “Shtetasi Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar znj. Duma si trafikante apartamentesh . Deklarata të tilla përveçse janë trillime shpifëse, bëhen duke përdorur një terminologji kriminale pikërisht për t’i bërë më të rënda për publikun”.

“Dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Në varësi të vendimit të gjykatës, unë deklaroj se ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër. Ajo që duhet të përmendim qartë dhe pastër është se drejtësia është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar Shqipërinë”, tha mes të tjerash Duma.

Më tej, në padinë e Dumës theksohet se “… liria e shprehjes dhe e informimit është e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji për këdo, por kjo liri mund t’u nënshtrohet kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj në rastet kur (veç të tjerash) prek moralin, nderin, dinjitetin dhe të drejtat e të tjerëve. Parashikimi në Kodin Penal i veprave penale të fyerjes dhe shpifjes dhe sanksionet që ato përmbajnë, janë pikërisht masat që me ligj janë marrë për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të personit.”

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI