Flash

"Vijnë vaksinat kineze"/ Manastirliu: Javës tjetër nis vaksinimi masiv

Lapsi.al 24 March 2021
"Vijnë vaksinat kineze"/ Manastirliu: Javës tjetër nis

Gjatë një inspektimi të procesit të vaksinimit të mësuesve në Kamëz, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar datën e mbërritjes së vaksinave kineze. Sipas ministres vaksinimi masiv pritet të nisë javës që vjen, kohë kjo që përkon me mbërritjen e vaksinave kineze Sinopharma. Manastirliu tha se ditën e sotme do të mbyllet marrëveshja me shpërndarësit turq që do të sjellin vaksinat në vend.

Kryeministri Edi Rama, i cili shoqëronte ministren gjatë inspektimit që u trasmetua live, bëri me dije se objektivi kryesor në këtë situatë është nisja e vaksinimit masiv për të moshuarit.

“E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe, me ndihmën e Zotit, të miqëve dhe këmbënglujen tonë, besoj që lajmi i mirë do të dalë nga goja më në fund, edhe pak fare”, tha kryeministri.

 

Të këshilluara

Serbia siguron medikamentin që kuron Covid-19

Serbia ka bërë të ditur se ka blerë një medikament, regeneron, që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër Covid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave mon...

14:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI