Flash

Serbia siguron medikamentin që kuron Covid-19

Lapsi.al 24 March 2021
Serbia siguron medikamentin që kuron Covid-19

Serbia ka bërë të ditur se ka blerë një medikament, regeneron, që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër Covid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave monoklonalë.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodric në një intervistë televizive. Skodric tregoi në intervistë se Serbia bëhet vendi i katërt në Evropë që merr këtë medikament pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke

Sipas zyrtares serbe, efikasiteti i ilaçit është 95% dhe vlen për pacientë që nuk janë hospitalizuar ende duke shmangur përkeqësimin e gjendjes së tyre. Në thelb, sipas saj, kjo ndërhyrje ul presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe zëvendëson deri diku rolin e vaksinës.

Sanja Skodric konfirmoi se në prill ose maj pritet të mbërrijë një dërgesë tjetër e këtij medikamenti, duke bërë që Serbia të vendoset në krye të listës për menaxhimin e pandemisë, të paktën në këtë fazë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI