Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Çfarë po ndodh me Alex dhe JLo

Lapsi.al 18 March 2021
Çfarë po ndodh me Alex dhe JLo

Ndarja e mundshme mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka bërë xhiron e rrjetit gjithë këto ditë. Pavarësisht se disa ditë më parë u raporta se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 4 vitesh, burime pranë çiftit i hodhën poshtë këto zëra.

“Ata kaluan disa ditë të shkëlqyera në Republikën Dominikane. Ata vazhdojnë të punojnë përmes gjërave. Kjo është status quo-ja tani. Ata janë bashkë”, tha një burim për “Page Six”.

Alex Rodriguez u nis më pas drejt vendit ku po qëndron ylli i muzikës.

“Çfarëdo që të ketë ndodhur të Premten, që prej natës kur kanë folur, kanë parë njëri-tjetrin dhe po punojnë – nga sot ata janë së bashku. Këtu janë ata sot. Pavarësisht përplasjes, ata vendosën që do të provojnë të jenë sërish bashkë”, tha një burim i njohur me çiftin për “Page Six”.

Kujtomë se pak ditë më parë, Alex ka udhëtuar së fundmi drejt Republikës Domenikane për t’u bashkuar me Jennifer.

“Alex fluturoi në Republikën Domenikane dje. Jennifer ishte shumë shumë e lumtur që e pa atë atje. Ata po përpiqen vërtetë që të zgjidhin gjërat mes tyre. Ishte një ribashkim i lumtur”, ka thënë një burim shumë i afërt i Lopez për “People”.

Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Rodriguez, i cili publiki ditën e sotme një video nga udhëtimi i tij.

“E hënë e lumtur. Javë e re. Ditë e re”, shkroi ai përkrah njërit prej postimeve duke etiketuar edhe Jennifer Lopez.

Të këshilluara

Zbulohet juria e Këngës Magjike 2021

Festivali më i madh i muzikës shqiptare, Kënga Magjike, do të rikthehet sërish pas 1 viti mungesë dhe të gjithë po presin me padurim të mësojnë më shumë detaje ...

11:57

Cardi B e revoltuar me Candace Owens

Cardi B dhe Candace Owens kanë nisur një luftë mes njëra-tjetrës në Twitter. Opinionistja konservatore ishte e pranishme në emisionin e Tuckler Carlson, për të ...

11:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI