Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Emily Ratajkowski rrëfen të pathënat e lindjes

Lapsi.al 18 March 2021
Emily Ratajkowski rrëfen të pathënat e lindjes
Pak javë më parë, Emily Ratajkowski solli në jetë fëmijën e saj të parë. Emily publikoi para disa ditësh foton e parë me fëmijën dhe ndryshe nga ç’tha para lindjes zbuloi emrin dhe bashkë me të edhe gjininë e bebushit. “Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë në 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”, shkroi ajo përkrah fotos së ëmbël. Tre muaj më parë, ajo bëri të diur se ishte në pritje të ëmbël përmes një seti fotografik dhe një interviste të dhënë për revistën “Vogue”. Gjatë kësaj interviste ajo u shpreh se gjininë e fëmijës do e zbulonte kur ai të mbushte 18 vjeç dhe ta caktonte vetë orientimin e tij/saj seksual, por fjalën nuk e mbajti. “Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, u shpreh Emily. Ndërkohë së fundmi ajo ka publikuar në Instagram disa foto të shkrepura gjatë dhe pas procesit të lindjes. Para ardhjes në jetë të vogëlushit dallohet qartë dhimbja në fytyrën e saj dhe pasi ka marrë atë në krahë, Emily duket shumë e qetë dhe e lumtur. “Parajsë! Ajo që nuk të tregojnë në jetë është se lindja është droga më e madhe dhe diçka e veçantë si asgjë tjetër. Këto fotografi kapin kaq bukur dhimbjen dhe gëzimin!”, komentoi njëra prej ndjekëseve të modeles. Modelja ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj pas kësaj fotografie, që simbolizojnë kaq bukur misionin më të rëndësishëm të grave në jetë.

Të këshilluara

Al Pacino , pjesë e filmit 'Gucci'

Aktori  Al Pacino është fotografuar së fundmi nga paparacët në Itali, në xhirimet e filmit 'Gucci' Sipas mediave , Al Pacino është parë në shoqërinë e kë...

15:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI