Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kërcimtarja braziliane gjendet e pajetë në shtëpi

Lapsi.al 18 March 2021
Kërcimtarja braziliane gjendet e pajetë në shtëpi

Një kërcimtare braziliane, që shkaktoi bujë të madhe pasi kërceu e zhveshur në rrugët e Rio de Janeiro, është gjetur tragjikisht e vdekur në shtëpinë e saj me disa plagë në kokë. Tuane Rocha, 38 vjeçe, u gjet pa jetë në vaskën e shtëpisë së saj në zonën Jacarepagua, në Rio.

Mediat vendase në fillim raportuan se mbrëmjen e djeshme ishte gjetur e vdekur nëna e një fëmije, por nuk jepeshin detaje si ishte lënduar dhe kush e kishte gjetur trupin e pajetë. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe shkolla e kërcimit samba Sao Clemente, të cilën ndiqte kërcimtarja e ndjerë, përmes një postimi në rrjete sociale.

Po ashtu mikesha e të ndjerës, Nilce Fran, bëri një postim prekës pas lajmit tronditës.

“Sot është një ditë e trishtë për botën e sambas. Tuane Rocha, një nga artistet më të kompletuara të zhanrit, është ndarë nga ne”, shkroi ajo përkrah një fotografie.

Tuane ishte një nga fytyrat më të njohura të karnavaleve të përvitshme në Rio. Besimtarja e devotshme katolike ishte kritikuar nga Kksha për performancën e saj në karnavale për shkak të veshjes. Por asokohe ajo u përgjigj se vendimin për të performuar e kishte marrë pas një bisede të gjatë me pastorin dhe një reflektimi të thellë.

Tuane e ka sjellë në jetë vajzën e saj në moshën 13-vjeçare dhe thuhet se ajo nisi të performonte në karnavale për të siguruar jetesën për të bijën.

Të këshilluara

Al Pacino , pjesë e filmit 'Gucci'

Aktori  Al Pacino është fotografuar së fundmi nga paparacët në Itali, në xhirimet e filmit 'Gucci' Sipas mediave , Al Pacino është parë në shoqërinë e kë...

15:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI