Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama nga Fieri për Bashën: Me tufa njerëzish me dy gishta nuk do merrni më shumë vota

Lapsi.al 17 March 2021
Rama nga Fieri për Bashën: Me tufa njerëzish me dy gishta nuk do

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Fieri kryedemokratin Lulzim Basha për takimet elektorale në disa qytete dhe grumbullimet referuar pandemisë. Nga takimi me kandidatët në Fier Rama ka paralajmëruar me masa më të rrepta duke theksuar se nuk kemi preferuar që të ndëshkojmë ekonominë, por nga ana tjetër kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, të jetës së përditshme në situata që bëjnë të kundërtën e vaksinës.

“Të mos ushqehemi me iluzionin se duke mbledhur ato tufa me dy gishta marrin ndonjë votë më shumë. Është komplet absurde dhe realisht dëm i madh. Paralelisht me vaksinimin, rregullat duhet të respektohen dhe çdokush duhet të shtrëngojë veten në raport me ato masa që janë të thjeshta, por nuk duhen shkelur. Ne nuk kemi preferuar që ta shtrëngojmë ekonominë, të shtrëngojmë mundëisnë për punë të të gjithë njerëzve, por ama nga ana tjetër kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, përtej nevojave të jetës së përditshme në situata që faktikisht bëjnë të kundërtën e vaksinës, bëjnë të kundërtën e përpjekjes së përbashkët.

Unë besoj që ne duhet realisht që të marrim një vendim shumë të qartë të gjithë bashkë. Ne e kemi marrë si PS, por duhet ta marrim të gjithë bashkë”, tha kryeministri.

“Nëse është nevoja për të zgjeruar më shumë se sa një numër i kufizuar njerëzish që mund të grumbullohen së bashku, këtë nevojë do ta adresojmë së bashku dhe do ta adresojmë duke iu drejtuar autoriteteve. Nuk më takon mua dhe nuk na takon ne ta bëjmë të vetëm këtë gjë pasi ne nuk e kemi problem, mund të shkojmë deri më 25 prill me 10 veta në çdo event dhe na mjafton të mbajmë distancat dhe kaq. Por nëse është e nevojshme mund t’i drejtohemi autoriteteve, por nuk mund dot të vazhdohet kështu. Unë i ftoj të gjithë shqiptarët të mos jenë tolerantë në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë ato mitingjet pa shije të viteve ‘90. Hip mbi makina, mblidh njerëz me dy gishta, grumbullohu me flamuj deri dhe në një festë si ajo në Elbasan. Vër ulërimën, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit, madje në mes të një feste dhe pastaj bëj dhe viktimën sikur u sulmove, ndërkohë që qëndron aty si një provokator i njerëzve pa dallim dhe me montazhe skuthash krijon komplet idera të gabuara mbi atë që në fakt ka ndodhur dhe që nuk kishte lidhje as me mua as me ne që ishim aty, por ishte rezultati i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë. Provokime, acarime, tensionime krejt të panevojshme”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

Meta: Nuk duhet të vihet më dorë mbi votën

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat sot nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë ku u pyet dhe për deklaratat e tij mbi një plan për m...

12:26

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI