Flash

Olta Xhaçka flet për herë të parë pse iku nga Dibra në Korçë

Lapsi.al 16 March 2021
Olta Xhaçka flet për herë të parë pse iku nga Dibra

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur për listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit dhe kandidimin e saj në Qarkun e Korçës. Ajo mohoi që kjo të jetë bërë me urdhër të Ramës dhe për shkak të problemeve në zonë.

“Sa i takon lëvizjes nga Dibra në Korçë është shumë e natyrshme për mua. Karriera ime politike ka nisur nga kandidimi në Korçë. Kam pasur dy mandate atje. Origjina ime është në Korçë. Pra është një kalim në origjinën time.

Nuk ishte aspak e imponuar. Është një proces që ka shumë diskutim, kryesisht mes drejtuesve politikë dhe kryetarit të partisë. Unë nuk kam shkuar në atë kohë në Dibër, por kam qenë drejtuese politike atje, e emëruar nga kryetari i partisë, për të sjellë riorganizim të strukturave tona atje.

Kemi të identifikuar shumë personazhe, aktorë apo faktorë të rëndësishëm, përfaqësues për komunitetin e Dibrës, që pa asnjë siklet mund t’iu kalojmë stafetën sot për të përfaqësuar Dibrën dhe për të marrë rezultat të pritshëm.

Në këtë kuptim, rikthimi im në Korcë është i natyrshëm. Ka qenë produkt i një diskutimi mes meje, kryeministrit, strukturave të partisë. Të gjitha ndryshimet bëhen në funksion të punës.

Tërheqja ime nga Dibra nuk erdhi e imponuar nga kryetari i partisë, dhe as nga mospranimi i strukturave vendore atje. Kemi bërë zgjidhjen më të mirë, për të pasur një rezultat më të mirë”, - u shpreh ministrja Xhaçka në emisionin Real Story. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI