Flash

Dalin FOTOT/ Këta janë 4 personat që organizuan vrasjen e Behar Sofisë

Lapsi.al 16 March 2021
Dalin FOTOT/ Këta janë 4 personat që organizuan vrasjen e Behar

ABC ka publikuar fotot e 4 të arrestuarve për vrasjen e Behar Safisë më 25 shkurt të këtij viti në mes të Tiranës.

Në foto është Ernejt Shyti i cili u arrestua javën e kaluar bashkë me tre persona të tjerë. Krahas Shytit, të arrestuar janë Xhuljano Visha, Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet se është personi që ka marrë porosinë për vrasjen e Behar Sofisë dhe më pas gjeti ekzekutorin përmes Xhuljano Vishës.

Ndërkohë një ditë më parë gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit, si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.

Përveç Ernjet Shytit i cili kreu ekzekutimin e Behar Sofisë, tre të arrestuarit e tjerë nuk kanë pranuar akuzat. Xhuljano Visha njëri nga të arrestuarit ka pohuar në seancën e djeshme se ato që ka thënë më herët në polici nuk i ka deklaruar të vërteta.

“Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në Kërrabë”, mësohet të ketë thënë Visha. Visha akuzohet për “vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim”. Gjithashtu edhe Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi nuk kanë pranuar krimin. Po ashtu, Leonar Xhixha ka pohuar se me Skënder Vathin janë kushërinj por nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

Ernejt Shyti në seancën e djeshme ka thënë se nuk do të flasë dhe të japë shpjegime. Ernejt Shyti është personi që shkrepi armën dhe la të vdekur biznesmenin. Ai ka pranuar krimin, ndërsa më 13 mars ai u dërgua sërish në vendngjarje, pasi deklaroi se armën e kishte hedhur në lumin Lana. Polumbarët e Renea-s nisën kërkimet, por pa rezultat.

Shyti ka pranuar krimin ndërsa që ka thënë se organizator i këtij krimi ishte i arrestuari Skënder Vath, nga i cili do të merrte edhe një shumë parash për vrasjen e biznesmenit Sofia.

Provat më të forta që ka gjykata janë përgjigjet e ADN-së, kamerat e sigurisë dhe përgjimet e prokurorisë.

Organizatorët i kanë premtuar Shytit 50 mijë euro menjëherë pas ekzekutimit të Behar Sofisë duke shtjelluar edhe mënyrën se si ai do të hynte dhe dilte nga vendi i ngjarjes. Policia ka zbuluar se armën e krimit, Enejt Shytit ia ka siguruar Skënder Vathi, ndërsa Leonar Xhixha ka bërë të mundur nxjerrjen e tij nga Tirana pas vrasjes.

Behar Sofia u ekzekutua në 25 shkurt në anë të Lanës në Tiranë duke u qëlluar në kokë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit duke u parë nga një numër i madh kalimtarësh në zonë. Pas kapjes së organizatorëve, policia është në kërkim të porositësve të vrasjes së Behar Sofisë, i cili ishte arrestuar dhe hetuar më herët për trafik të lëndëve narkotike.

Image

Image

Të këshilluara

KQZ miraton listat e PS dhe LSI

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miraton QZ listën shumë-emërore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht KQZ ia ktheu PS-së për korrigjim lis...

19:26

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI