Flash

Gjykata Speciale arreston një ish-pjesëtar të UÇK-së në Belgjikë

Lapsi.al 16 March 2021
Gjykata Speciale arreston një ish-pjesëtar të UÇK-së

Gjykata Speciale e Hagës, ka arrestuar në Belgjikë, një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Gazeta Express, presoni i arrestuar është Pjetër Shala, i njohur në luftë me nofkën “Komandant Ujku”.

Shala është arrestuar pas një urdhërarresti nga Gjykata Speciale, ku ndër të tjera thuhet se ai do të mbahet në Belgjikë deri në transferimin e tij në Hagë.

Njoftimi i plotë:

“Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit,”-thuhet në njoftim.

Të këshilluara

KQZ miraton listat e PS dhe LSI

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miraton QZ listën shumë-emërore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht KQZ ia ktheu PS-së për korrigjim lis...

19:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI