Flash

PD reagon ndaj Ramës: Duhet t’u kërkoje falje grave e vajzave që ke dhunuar e bullizuar (VIDEO)

Lapsi.al 16 March 2021
PD reagon ndaj Ramës: Duhet t’u kërkoje falje grave e vajzave

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, i përgjigjet sërish kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë nga selia blu, Garo thekson se e vetmja gjë që duhet të bënte sot kryeministri Rama, është t’u kërkonte falje atyre grave e vajzave që ka dhunuar, bullizuar e ofenduar. Mes të tjerash, Garo deklaron se është koha që vajzat e gratë shqiptare të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë dhe dinjitetin që u është shkelur.

Reagimi i zëdhënëses së fushatës së PD:

Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite. Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI