Flash

Basha: Ajo që duhet të ishte një kafe me 3-4 drejtues të strukturave, është kthyer në një bashkim të madh të kurbinasve

Lapsi.al 16 March 2021
Basha: Ajo që duhet të ishte një kafe me 3-4 drejtues të

Kreu i PD, Lulzim Basha është surprizuar në Kurbin ku ishte kthyer për të takuar vetëm drejtuesit e strukturave dhe kandidatët për deputet. Ai është pritur nga dhjetëra qytetarë e mbështetës, ndërkohë që sot në Laç mbahet e marta e parë e Shna Nout. Basha thotë se Shqipëria po ngrihet e bindur se më 25 prill do të jetë dita e fitores.

‘’Ju përshëndes nga Kurbini. Nga Laçi që ëshët ndalesa e fundit, pas kthimit nga pritja e jashtëzakonshme në Shkodër. Ndalova për pak në Kurbin, pas një telefonate më kandidatët e drejtuesit tanë. Sot Kurbini është plot, është e marta e Shna Nout.

E pelegrinazhit. Ajo që duhet të ishte një kafe me 3-4 drejtues të strukturave, përfaqësues tanë të ardhshëm, është kthyer në një bashkim të madh të kurbinasve. Dua t’i falënderoj për këtë pritje suprirzë.

Nga Shkodra, në Vlorë, nga Korça në Durrës, e padiskutim në Kurbin, Shqipëria po ngrihet e bindur se 25 prilli do të jetë dita e fitores.

Në emër të kurbinasve, të gjithëve, sot rastësisht absolutisht, e paplanifikuar. I paplanifikuar. Për të takuar qytetarët e Kurbinit. Jam mirëpritur nga Kurbini, nga Mirdita, Lezha, Vlora, Durrësi, Shkodra, gjithë Shqipëria, sepse janë njerëz me integritet. Ju përshëndes veçanërisht këtë të martë,

Është e marta e parë e Shna Nout, që do të përfundojë pelegrinazhin më 13 qershor. 12 është ditëlindja ime, 13 është nata e Shna Nout. Në përfundim të një dite të jashtëzakonshme optimizmi, shprese e entuziazmi për ndryshimin që po vjen. Zoti ju ruajt juve. ‘’- tha Basha.

Të këshilluara

KQZ miraton listat e PS dhe LSI

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miraton QZ listën shumë-emërore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht KQZ ia ktheu PS-së për korrigjim lis...

19:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI