Flash

PD ndryshon listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë, Durrës dhe Shkodër

Lapsi.al 16 March 2021
PD ndryshon listën e kandidatëve për deputetë në

Partia Demokratike ka dërguar edhe një herë në KQZ listën e kandidatëve për deputetë pasi ky institucion i kërkoi që ta rregullojë atë. Vihen re disa ndryshime në pjesën e fundit të listave në disa qarqe.

Në qarkun e Tiranës është hequr nga lista Gazmend Koduzi dhe vendin e tij e ka zënë Dorian Teliti që zhvendoset nga vendi i 26-të në vendin e 23-të. Në listën e re futbollisti i Tiranës Gentian Muça shkon në pozicionin e 26-të në listë. Deputeti Korab Lita shkon nga vendi i 34-t në renditje, një vend më lart. Në vendin e 34 vendoset Lediana Fratari. Asllan Dogjani kapërcen nga vendi i 36 në vendin 35, duke zëvendësuar Rivelino Çunin, që ishte përfaqësues i komunitetit rom me partinë për Evropianizim dhe Integrim.

Në qarkun e Durrësit është hequr nga lista Riselda Kalia dhek vendin e saj e ka zënë Merita Dakovelli, e 15-ta në listë. Artion Bajramaj zbret nga vendi i 17-të në vendin e 19-të dhe vendin e tij e zë Armand Brahimaj.

Ndërsa në Shkodër Astrit Kuçi ka ndërruar vendin me Fatlum Nurjen në vendin e 16-të. Vihet re se është shtuar një kandidat nga PDIU, Liljan Idrizaj në vendin nr.19. Në vendet e 20 dhe 21 janë shtuar Imeldi Sokoli dhe Denisa Meçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

KQZ miraton listat e PS dhe LSI

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miraton QZ listën shumë-emërore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht KQZ ia ktheu PS-së për korrigjim lis...

19:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI