Flash

Mark Marku i përgjigjet Ramës: Flet marrëzira sepse e di që do humbasë

Lapsi.al 16 March 2021
Mark Marku i përgjigjet Ramës: Flet marrëzira sepse e di që

Kandidati i PD-së në Lezhë, Mark Marku iu përgjigj në një intervistë në Neës24 sulmeve dhe retorikës së kryeministrit Rama që e etiketoi si “ministër arsimi i KÇK-së”.

Sipas Markut, komunikimi i Ramës është prej një humbësi dhe që madje e ka kuptuar që ka humbur por thjesht është futur në fushatë pa alternativë.

“Kush mund ta përcaktojë? Kryeministri socialist e përcakton se kush do jenë ministrat? E ka mbyllur në mënyrën më të turpshme kapitullin.

Ai s’do jetë as kryeministër, do jetë në hallin e vet, është shumë i shqetësuar dhe frikësuar. Është turp që shqiptarët të kenë këtë kryeministër, që flet marrëzira pa fund. Ka vetëm 8 vite, propagandë, gënjen, marrëzira.

Deri në mandatin e parë, të dytin e fitoi në mënyrë qesharake me tepsi, daulle, koncerte, tallava. Tani mendon se mund të fitojë mandat duke sulmuar kundërshtarin.

Ai ka 8 vite gënjen. Çfarëdo të thotë unë nuk e konsideroj. Ai është çështje e mbyllur Rama. Është njësoj si të më shajë një pijanec rrugës.

Si komunikim, po ta shohim përtej marrëzirave, është komunikim i një kryeministri humbës. Kur sulmon kundërshtarët, do të thotë se s’ke çfarë t’i paraqesësh elektoratit. Po bën një tentativë për të minimizuar humbjen. Është retorikë, që nga komunikimet elektorale, Rama do të thotë se ka humbur.

Meqë s’ka alternativa, s’ka justifikim. Liderat humbës merren me këto. Mund të shikoni edhe manualet më banale të komunikimit politik. Fushata e PD është për të shpjeguar programin, me kandidatë. Kurse Rama s’ka çfarë të ofrojë më” - tha Marku.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI