Flash

Rakacolli: Ka mësues që nuk kanë pranuar ta marrin vaksinën Astra Zeneca

Lapsi.al 16 March 2021
Rakacolli: Ka mësues që nuk kanë pranuar ta marrin vaksinën

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për pezullimin e vaksinës së AstraZeneca. E ftuar në emisionin “Open”, Rakacolli tha se edhe nëse rreziku për trompozë është real, mundësia është shumë e vogël, vetëm 0.007 në 1 mijë raste. Ajo tha se për shkak të lajmeve ka pasur edhe mësues në Shqipëri që nuk kanë pranuar të marrin vaksinën Astra Zeneca.

“Edhe në Shqipëri kemi pasur raste kur mjekët kanë refuzuar vaksinën. Kemi pasur edhe nga ata që kanë refuzuar Pfizerin. Ne nuk kemi pasur asnjë problem me vaksinën Astra Zeneca.

Nuk mendohet se ka një lidhje me mpiksjen e gjakut me AstraZenecan. EMA është shprehur, thuhet se rastet po vlerësohen. Nga miliona doza të shpërndara janë shënuar vetëm 47 raste mpiksje gjaku. Numri është shumë i vogël. Çdo vend ka qëndrimin e tij, Belgjika, Serbia dhe Kroacia po e vazhdojnë.

Trompoza ndodh edhe pa bërë vaksinën. Përderisa nuk është vërtetuar lidhja me trompozat, ne nuk kemi të drejtë të spekulojmë. Në Shqipëri nuk kemi pasur asnjë rast. Edhe sikur të ndodhte, rreziku është shumë i vogël, është 0.007 për 1000 raste. COVID-i ka mundësi më të madhe. Në Angli janë ulur numrat,” - tha Rakacolli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

KQZ miraton listat e PS dhe LSI

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miraton QZ listën shumë-emërore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht KQZ ia ktheu PS-së për korrigjim lis...

19:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI