Flash

Abdixhiku flet për raportet me Kurtin: Do ta gjykoj kur të marrë vendime

Lapsi.al 16 March 2021
Abdixhiku flet për raportet me Kurtin: Do ta gjykoj kur të marrë

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për raportet e tij me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti kur ishin bashkë në qeveri.

“Besoj që relacionet e mija me kryeministrin e atëhershëm kanë qenë profesionale e jo personale. Rrëzimi qeverisë ka qenë interes politik e jo personal.

Tani Kurtit duhet t’i lihet kohë për ta gjykuar. Ka një shumicë mund të marrë vendime. Duhet gjykuar mbi veprimet që bën dhe jo mbi supozimet. Çdo sukses është i Kosovës dhe jo i tyre, por do të jemi opozitë e fortë”, - ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

Abdixhiku ka përmendur edhe pikat për të cilat nuk pajtohet me Kurtin.

“Politikat, bindjet dhe idetë tona janë më të mira se sa idetë e tij, të cilat në fakt as nuk janë të ideuara shumë, as të elaboruara shumë. Nuk ka orientim” – tha Abdixhiku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI