Flash

Përgënjështrohet deklarata e Meghan me fakte nga motra e saj

Lapsi.al 10 March 2021
Përgënjështrohet deklarata e Meghan me fakte nga motra e saj

Gjysmë motra e Meghan Markle, Samantha Markle, foli pas intervistës së dukeshës në CBS të dielën.

"E vërteta u injorua dhe u mohua plotësisht", tha Samantha për Inside Edition dje, pasi Meghan pretendoi se nuk e njihte, edhe pse u rritën me të njëjtin baba, Thomas Markle.

"Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë “t'i tregosh të gjitha” kur nuk më njeh", -tha Meghan, duke iu referuar librit që Samantha i ka kushtuar asaj. "Nuk ndihem rehat të flas për njerëz që me të vërtetë nuk i njoh. Unë jam rritur si një fëmijë i vetëm, gjë që e dinë të gjithë ata që janë rritur rreth meje dhe do të kisha dashur të kisha vëllezër e motra.”

Nga ana tjetër, Samantha nuk ishte aspak dakord me kujtimet e Meghan-it:

"Unë nuk e di se si mund të thotë se unë nuk e njoh atë dhe se ajo ishte një fëmijë i vetëm. Ne kemi fotografi gjatë jetës sonë së bashku. Atëherë, si mund të mos më njohë ajo?!”

Ajo ndau fotografitë e tyre së bashku përgjatë viteve, përfshirë një nga diplomimi i saj në vitin 2008. Samantha pretendoi se fotografia, e cila ishte bërë 13 vjet më parë, bie në kundërshtim me komentin e Meghan që thoshte se “hera e fundit që e pashë atë duhet të ketë qenë së paku 18, 19 vjet më parë.”

Meghan dhe Samantha kanë pasur mosmarrëveshje që para martesës së saj me Harry-n në maj të 2018-ës dhe Samantha e kritikonte vazhdimisht motrën e saj në shtyp dhe rrjetet sociale. Samantha nuk u ftua në dasmën mbretërore dhe më vonë pranoi se ishte lënduar nga kjo gjë.

Gjatë bisedës me Oprah, Meghan gjithashtu pretendoi se Samantha ndryshoi mbiemrin e saj në Markle pas moshës 50-vjeçare, vetëm kur ajo filloi të dilte me Harry-n, duke dashur të përfitojë nga kjo gjë.

Samantha përsëri i mohoi pretendimet e saj, duke treguar një foto të kërkesës së saj për të ndryshuar emrin e saj në Markle në dhjetor të vitit 1997. Ajo gjithashtu kishte një regjistrim të diplomës së saj të kolegjit, ku emri i saj shfaqet Samantha M. Markle.

"Unë kam qenë një Markle para se ajo të ishte", tha ajo. “Mendova se ishte disi e çuditshme që të thoshte se e ndryshova emrin vetëm kur ajo po dilte me Harry-n. Markle ka qenë gjithmonë mbiemri im”.

Samantha botoi gjysmën e parë të librit të saj rreth Meghan, që përfshin akuza për gjysmë motrën e saj. Thomas tha për Us Weekly në janar se ishte "shumë i kënaqur" nga libri i Samantha-s. Nga ana e saj, Samantha këmbënguli se libri "nuk ishte krijuar për të sulmuar të motrën".

Të këshilluara

Zayn Malik i revoltuar ndaj çmimeve Grammy

Shumë këngëtarë të njohur janë shprehur kundër çmimeve “Grammy” këtë vit. I fundit që ka reaguar i revoltuar kundër eventit më të madh të muzikës, është Zayn Ma...

10:04

Pas divorcit, Kim K: Ndihem dështake

Kim Kardashian duket të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në episode finale të Keeping Up With The Kardashian. Një klip që është shpërndarë sot (e h...

18:15

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI