Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Bruno Mars, lutje organizatorëve të Grammy Awards për performancë

Lapsi.al 9 March 2021
Bruno Mars, lutje organizatorëve të Grammy Awards për

Peter Gene Hernandez – të cilin të gjithë e njohim si Bruno Mars – është një nga artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Ka kryesuar disa herë listat e Billboard Hot 100 që nga fillimi i karrierës së tij në vitin 2010, duke u ngjitur në klasifikim shumë më shpejt se çdo artist mashkull që nga Elvis Presley. Ka shumë çmime dhe nominime, përfshirë 11 Grammy Awards, 3 Brit Awards, 9 American Music Awards, 10 Soul Train Awards dhe mban 3 rekorde Guinness; është shfaqur në listat e Time dhe Forbes si një nga njerëzit më me ndikim. POR pavarësisht të gjithave, ai nuk është aq krenar sa të mos “u lutet” organizatorëve të Grammy që ta lejojnë të performojë.

Recording Academy – akademia amerikane e muzikantëve, inxhinierëve të regjistrimit dhe profesionistëve muzikorë, e njohur për organizimin e Grammy Awards – publikoi listën me këngëtarët që do të perfomojnë në ceremoninë e radhës, përfshirë emra si Taylor Swift, Billie Eilish, Megan Thee Stallion, John Mayer etj. Bruno Mars nuk ishte kurrkund.

Bruno Mars kërkoi që organizatorët e Grammy-t t'i vendosnin në listat e këngëtarëve performues. Mars u zotua se do të ndiqnin protokollet e sigurisë, madje bëri shaka duke thënë se janë të gatshëm të bëjnë edhe audicion. Ai shtoi se ata “nuk kanë qenë në gjendje të performojnë prej kohësh” dhe “thjesht duan të këndojnë”. “Shpresoj se do ta shqyrtoni këtë kërkesë dhe do të na jepni mundësinë të shkëlqejmë. Me shumë dashuri, Silk Sonic.”

Të këshilluara

Pas divorcit, Kim K: Ndihem dështake

Kim Kardashian duket të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në episode finale të Keeping Up With The Kardashian. Një klip që është shpërndarë sot (e h...

18:15

Fituesit në “Critics Choice Awards 2021”

Sezoni i ndarjes së çmimeve po vazhdon dhe këtë herë me “Critics Choice Awards”. Ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve ka mirëpritur edicionin e 26-të, pava...

15:30

Thyen rekorde intervista e Meghan dhe Harry

Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry-t dhe Meghan Markle ka tronditur botën dhe sidomos Pallatin Mbretëror. Dyshja ka nxjerrë në dritë prapaskenat ...

13:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI