Flash

Si mund të quhet vajza e Prince Harryt dhe Meghan

Lapsi.al 9 March 2021
Si mund të quhet vajza e Prince Harryt dhe Meghan

Intervista e Meghan Markle dhe Princit Harry ishte një nga intervistat më të diskutuara. Ata bënë disa rrëfime dhe një prej tyre ishte gjinia e bebushit që pritet të vijë në jetë. Çifti mbretëror do të bëhen prindër të një vajze, për të cilën dimë vetëm që do të vijë në jetë në verë.

Ndërkohë të gjithë kanë filluar të mendojnë dhe të bëjnë kërkimet e tyre se si do të quhet vajza e Meghan dhe Harry-t.

Betfair raporton se pas zbulimit të gjinisë, emri Diana është në krye të listës me më shumë shanse. Harry ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me nënën e tij, madje ai i referohej shpesh në intervistën me Oprah-n, duke shkaktuar edhe spekulime se Diana është një emër i mundshëm.

Emra të tjerë në listën e pretendentëve të Betfair janë:

Allegra;

Isabella;

Alice;

Abigail.

Është e dukshme që tri nga pesë emrat që kryesojnë listën fillojnë me shkronjën “A” dhe mendohet se çifti do të dëshirojë që emri i vajzës së tyre të fillojë me “A”, si Archie. Ekzistojnë gjithashtu një numër emrash mbretërorë në listë, si Alexandra dhe Victoria. Emri i nënës së Meghan, Doria, po konsiderohet gjithashtu.

Ka edhe spekulime, edhe pse më të pakta në numër, për emrat dhe Oprah, si një mikeshë e ngushtë e çiftit dhe gruaja që u dha atyre mundësinë për të thënë të vërtetat e tyre.

Nuk përjashtohen as mundësitë e emrave Elizabeth, Grace dhe Alexandria.

Sipas traditës, zakonisht çiftet mbretërore duhet t'u japin fëmijëve të tyre emra me rëndësi historike, por zgjedhja e Dukës dhe Dukeshës për Archie-n, fëmijën e tyre të parë, tregon se ata nuk janë përkrahës të traditës. Kjo do të thotë se mundësitë e emrave janë më të gjera.

Të këshilluara

Fituesit në “Critics Choice Awards 2021”

Sezoni i ndarjes së çmimeve po vazhdon dhe këtë herë me “Critics Choice Awards”. Ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve ka mirëpritur edicionin e 26-të, pava...

15:30

Thyen rekorde intervista e Meghan dhe Harry

Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry-t dhe Meghan Markle ka tronditur botën dhe sidomos Pallatin Mbretëror. Dyshja ka nxjerrë në dritë prapaskenat ...

13:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI