Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Pallati mbretëror i paralizuar nga intervista e Meghan

Lapsi.al 9 March 2021
Pallati mbretëror i paralizuar nga intervista e Meghan

Pallati Buckingham ishte nën presion për t'iu përgjigjur akuzave për racizëm brenda niveleve më të larta të familjes mbretërore pas një interviste me Dukën dhe Dukeshën e Sussex që kërcënoi të kishte një efekt shkatërrues në reputacionin e monarkisë.

“Të gjithë jane paralizuar dhe dridhen”, kështu e përshkruan një burim situatën në Pallatin Mbretëror. Sipas tyre mbretëresha, Charles dhe ëilliam janë mbledhur, kanë diskutuar, por Elizabeth nuk e ka firmosur ende publikimin e përgjigjes publike ndaj Harry-t.

Në zbulimin më tronditës, Harry dhe Meghan përshkruan se si dikush brenda familjes kishte pyetur se sa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre foshnje Archie.

Por refuzimi i çiftit për të identifikuar anëtarin e familjes në intervistën e tyrE, lë hapur dyshime për mbretërit e tjerë.

Pretendimi për racizëm brenda Pallatit Buckingham ishte një nga disa pretendimet, e cila tronditi familjen mbretërore në themelet e saj.

Oprah Winfrey tha për CBS This Morning se Harry i tha asaj se nuk ishin gjyshërit e tij ata që bënë komentin racist, por refuzoi të tregonte kush ishte.

Meghan sugjeroi që fakti që Archie ishte i racës së përzier do të thoshte se atij i ishte mohuar titulli i princit. Sipas protokolleve ekzistuese, si nipi i një sovrani, Archie automatikisht do të bëhej një princ kur gjyshi i tij Charles të aderonte në fron.

Por çifti tregoi se u ishte thënë se ato rregulla do të ndryshonin, në përputhje me planin e Charles për një monarki të dobësuar, duke e lënë Archie pa titullin e tij të parëlindjes ose mbrojtjen e sigurisë që shkon pas titullit.

Të këshilluara

Ori Nebiaj i rikthehet politikës

Ori Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlli...

09:25

Ndërron jetë reperi Chucky Trill

Reperi Chucky Trill ka ndërruar jetë në moshën  33-vjeçare . Sipas mediave  Chucky Trill ka qenë duke udhëtuar në Georgia, teksa një makinë ka ndaluar afër t...

15:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI