Flash

A është Mozzik mashkulli misterioz në profilin e Loredanës

Lapsi.al 9 March 2021
A është Mozzik mashkulli misterioz në profilin e Loredanës

Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar me njëri-tjetrin edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar këtë gjë me gojën e tyre. Ata kaluan disa ditë pushime së bashku në Milano dhe Dubai dhe sigurisht në këtë udhëtim nuk mungoi as e vogla e tyre, Hana. Ata i shijuan në maksimum këto ditë relaksi dhe nuk ngurruan të ndanin foto në rrjete sociale.

Megjithëse nuk publikuan foto së bashku, në Instastory kishte shumë detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin. Madje ata se kanë aspak problem që edhe të tjerët t’i publikojnë, siç ishte dhe një video e fundit, në të cilën Mozzik shihej duke i vendosur një kurorë në kokë Loredanës.

Ndërkohë ditën e sotme Loredana ka ndarë në Instagram disa foto me një mashkull misterioz. Të dy ata shihen të veshur me bluza në ngjyrë të verdhë, ndërkohë mashkulli që shfaqet shumë pranë Loredanës e ka mbuluar një pjesë të fytyrës me kapuçin e bluzës. Mirëpo mjekra që ka lënë jashtë tregon qartë se djali në foto është Mozzik dhe fansat e tyre nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

“Kush fshihet aty?”, ka shkruar Loredana përkrah fotove.

Të këshilluara

Ori Nebiaj i rikthehet politikës

Ori Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlli...

09:25

Ndërron jetë reperi Chucky Trill

Reperi Chucky Trill ka ndërruar jetë në moshën  33-vjeçare . Sipas mediave  Chucky Trill ka qenë duke udhëtuar në Georgia, teksa një makinë ka ndaluar afër t...

15:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI